Rreth Nesh

Ne flasim gjuhën vizuale të projektit tuaj!

Conference Videography Service Albania (CVSA) lindi si ide nga nevoja e tregut për shërbime specifike në ofrimin e shërbimeve video dhe foto për aktivitete specifke biznesi dhe zhvillimore, evente projektesh dhe të bizneseve, në ndryshim nga kompanitë PR ekzistuese gjithëpërfshirëse.

CVSA është kompani novatore, e krijuar në Shkurt 2019 në tregun shqiptar dhe rajonal, e specializuar në mbulimin e eventeve të ndryshme si konferenca, seminare, takime projektesh me material audio-vizuale.

Ne operojmë dhe kuptojmë plotësisht nevojat e projekteve, duke pajtuar plotësisht brandin e klientit me identitetin vizual të donatorëve.

Stafi i CVSA do të theksojë arritjet reale të projektit përmes objektivit të kameras, duke i ofruar kështu publikut një pamje më të qartë për projektin në fjalë.

Gjithashtu CVSA mund të menaxhojë dhe paketën e plotë të PR të projekteve lokale dhe europiane.

Kërko ofertë